E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri raporton në Kuvend javën e ardhshme

Kryesia e Kuvendit të Kosovës njoftoi se raportimi i kryeministrit Hashim Thaçi në Kuvend lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi do të jetë në rend dite në një seancë në javën e ardhshme.

Në kumtesën e lëshuar nga mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës thuhet se është shqyrtuar kërkesa e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të raportuar në një seancë të Kuvendit lidhur me bisedimet e Kosovës me Serbinë, përkatësisht takimit të katërt ndërmjet kryeministrave përkatës Thaçi-Dacic.

“Kryesia vendosi që ky raport të jetë në rendin e ditës së një seancë në javën e ardhshme”, thuhet në kumtesë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›