E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder makina perplaset me motocikleten

Dy adoleshentë  që udhëtonin me motoçikletë  kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur nga një automjet tip Benz. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit në Lagjen “Salo Halili” të Shkodrës. Sipas policisë drejtuesi i motocikletës Klodi Manjani 16 vjec nga Dibra dhe Serjan Aga 15 vjec nga Tirana ishin duke ecur në drejtim të Unazës perendimore të Shkodrës kur një automjet tip Benz me targë SH 5060 C që drejtohej nga Izmir Bizi, u  ka ndërprerë rrugën duke tentuar të futet tek pallatet. Dy të rinjtë pas tentativës për të frenuar kanë rrëshqitur rreth 30 metra në rrugë duke u përplasur me “Benzin”. Në momentin e goditjes motoçikleta ka marrë flakë. Dy adoleshentet janë dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Sipas ekspertëve të policisë ka qenë ndërprerja e gabuar e rrugës nga ana e “Benzit” por edhe shpejtësia e madhe e motorit që kanë shkaktuar këtë aksident. Ndërsa është ndaluar drejtuesi i mjetit tip “Benz”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›