Shqiperia prezantohet ne Lojerat Olimpike
Sahit Prizreni, mundesi shqiptar qe mbajti flamurin tone ne ceremonine hapese
Ekipi olimpik shqiptar u paraqit dje ne ceremonine zyrtare te hapjes se Lojerave Olimpike "Pekin 2008". Prizreni, sportisti dhe mundesi i njohur kukesian ne Lojerat Olimpike eshte perzgjedhur si i pari i skuadres shqiptare dhe mbajti flamurin shqiptare gjate prezantimit te Shqiperise. Sportisti dhe mundesi i njohur shqiptare, pas fitores ne Azerbajxhan ne Kampionatin Boteror te Mundjes duke marre edhe medaljen e bronzte, ka vendosur te sfidoje perseri. Kete here eshte Olimpiada e Pekinit sfida tjeter te cilen ai pret. Jo vetem kaq, por Prizreni eshte perzgjedhur si i pari i skuadres shqiptare duke mbajtur edhe flamurin shqiptar ne dore gjate prezantimit te vendit tone ne Pekin. Perpara hapjes se ceremonise zyrtare te lojerave "Pekin 2008" mundesi shqiptar shprehet se eshte teper i emocionuar dhe se perzgjedhja per te mbajtur ai flamurin shqiptare eshte nje moment teper i rendesishem dhe nder i madh. "Per mua si Sahit, te mbaj flamurin shqiptar ne perfaqesimin dhe kalimin e Shqiperise ne Lojerat me te rendesishme boterore, sic jane ato te Pekinit, eshte nje nder i madh. Jo cdokujt mund t'i jepet nje mundesi e tille", shprehet Sahiti. Sipas tij, te jesh ne krye te skuadres shqiptare ne keto lojera duke mbajtur ne duar dhe valevitur flamurin shqiptar, eshte nje kenaqesi shume me e madhe nga ajo e perfaqesimit dhe marrjes pjese ne keto lojera Ai thote se kushtet e qendrimit ne fshatin Olimpik jane shume te mira. "Kam vezhguar nga afer disa prej stadiumeve olimpike dhe me kane pelqyer jashte mase. Kina ka bere vertet nje investim kolosal. Kjo vlen jo vetem per te, por edhe per ne sportistet, pasi edhe ne duke pasur kushte shume te mira, ndihemi me mire dhe perpiqemi te japim shume me teper", u shpreh mundesi shqiptar. Ne nje prononcim telefonik nga Pekini, "Gjendja e ekipit olimpik shqiptar deri tani paraqitet e mire. Ne stadiumin olimpik delegacioni yne parakaloi me 11 sportiste dhe 6 zyrtare, nga 12 zyrtare qe jane ne fshatin olimpik. Kjo pasi rregullat jane shume strikte nga Komiteti Olimpik organizator", sqaroi Ylli. Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar tha se "Shqiperia do te jete e 105 ne radhen e parakalimit qe ekipet olimpike nga e gjithe bota do te zhvillojne ne ceremonine e hapjes se Lojerave Olimpike "Pekin 2008". Sipas tij, "radha eshte percaktuar ne baze te alfabetit kinez, sipas te cilit, Shqiperise i takon te parakaloje e 105-a".
Prezantimi
Ne ceremonine e hapjes zyrtare te Lojerave Olimpike "Pekin 2008" delegacioni shqiptar parakaloi me 11 sportiste dhe 6 zyrtare, nga 12 zyrtare qe jane ne fshatin olimpik, kjo, sipas rregullave te vendosura nga Komiteti Organizator.
Gjendja
Sipas shefit te Delegacionit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, gjendja e sportisteve shqiptare para fillimit te Olimpiades eshte shume e mire. Sportistet po kerkojne te arrijne maksimumin e tyre gjate Lojerave.
Axhenda e Olimpisteve Shqiptar ne Pekin
ATLETIKE
SPORTISTI: Klodiana Shala
DISIPLINA: 400m
DATA: 16 gusht
ORA: 18:10
SPORTISTI: Dorian Collaku
DISIPLINA: hedhje cekici
DATA: 15 gusht
ORA: 16:40 (grupi A) dhe 18:10 (grupi B)
NOT
SPORTISTI: Rovena Marku
DISIPLINA: 50m stil i lire
DATA: 15 gusht
ORA: 00:30
SPORTISTI: Sidni Hoxha
DISIPLINA: 50 stil i lire
DATA: 14 gusht
ORA: 00:30
MUNDJE
SPORTISTI: Sahit Prizreni
DISIPLINA: mundje e lire(60 kg)
DATA: 19 gusht
ORA: 15:30
SPORTISTI: Elis Guri
DISIPLINA: mundje klasike(96 kg)
DATA: 14 gusht
ORA: 15:30
PESHENGRITJE
SPORTISTI: Romela Begaj
PESHA: 58 kg
DATA: 11 gusht
ORA: 18:30 (grupi B) dhe 21:30 (grupi A)
SPORTISTI: Gert Trasha
PESHA: 62 kg
DATA: 12 gusht
ORA: 16:00 (grupi B) dhe 01:00 (grupi A)
SPORTISTI: Erkand Qerimaj
PESHA: 77 kg
DATA: 13 gusht

QITJE
SPORTISTI: Lindita Kodra
DISIPLINA: 10m ajer pistolete
DATA: 9 gusht
ORA: 15:00
SPORTISTI: Lindita Kodra
DISIPLINA: 25 pistolete sportive
DATA: 12-13 gusht
ORA: 15:00
XHUDO
SPORTISTI: Edmond Topalli
PESHA: 81 kg
DATA: 12 gusht
ORA: 18:00