Kryeministri shqiptar z. Fatos NANO priti sot ne nje takim te vecante z. Patrick Buckley, Drejtor Kontinental per Programet e Europes te Shoqerise Nderkombetare "Lockheed Martin". Duke vleresuar
Kryeministri shqiptar z. Fatos NANO priti sot ne nje takim te vecante z. Patrick Buckley, Drejtor Kontinental per Programet e Europes te Shoqerise Nderkombetare "Lockheed Martin".
Duke vleresuar iniciativen e kesaj shoqerie mjaft te njohur ne bote qe kohet e fundit eshte angazhuar ne projektin e modernizimit te kontrollit te trafikut ajror shqiptar, Kryeministri Nano shprehu edhe nje here interesimin dhe mbeshtetjen e qeverise per prezencen e kompanive te huaja prestigjoze ne Shqiperi.
Duke prezantuar projektin z. Buckley u shpreh se po punohet prej dy vjetesh per te bere te mundur prezencen e kesaj kompanie dhe per ta fokusuar ate ne sherbimin e kontrollit te trafikut ajror.
Projekti qe do te realizohet nga kjo kompani do te rrise aftesine dhe sigurine e sherbimit te Qendres se Kontrollit te Trafikut Ajror shqiptar nepermjet modernizimit dhe pajisjes me radare dhe mjete komunikimi te sofistikuara duke e bere hapsiren ajrore shqiptare te preferueshme per fluturime mbikalim, edhe per vete pozicionin gjeografik qe ka vendi yne.
Realizimi ne kohe do te perfshije edhe fluksin ne rritje te fluturimeve qe parashikohen ne Lojrat Olimpike te Athines ne vitin 2004 qe do te rrise te ardhurat e kompanise ajrore shqiptare.