Në takimin që Kryeministri i Republikës se Shqipërisë, zoti Fatos Nano zhvilloi sot me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, zotin Shkelqim Cani, u diskutuan një sërë çështjesh që kanë
Në takimin që Kryeministri i Republikës se Shqipërisë, zoti Fatos Nano zhvilloi sot me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, zotin Shkelqim Cani, u diskutuan një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me zhvillimet kryesore që po karakterizojne ekonomine shqiptare në këtë fund viti.
Ne fillim te ketij takimi diskutimi u perqendrua në ecurinë dhe mbylljen e buxhetit fiskal për vitin 2002. Bashkebiseduesit u arriten në perfundimin se ky vit do të regjistroje një konsolidim të mëtejshëm të politikës fiskale në Shqiperi, për aq kohë sa pritshmerite flasin për një kontroll mbi deficitin buxhetor, brenda kufijve të programuar për vitin 2002.
Midis të tjerash u evidentua puna e mirë e ekzekutivit për administrimin e kujdesshem të të ardhurave të realizuara si dhe u konkludua se për pjesen e mbetur të vitit politika buxhetore do të vazhdoje të jetë e tille dhe për me tepër ekzistojne të gjitha burimet e mjaftueshme financiare për financimin e asaj pjese të deficitit buxhetor që mbulohet me burime të brendshme.
Me tej diskutimet u ndalen në ecurinë e performances se aktivitetit të Bankës së Shqipërisë, ku vemendje e veçantë ju kushtua realizimit të objektivit kryesor të saj stabilitetit të çmimeve si dhe stabilitetit të sistemit bankar në Shqiperi.
Të dhenat e muajve të fundit tregojne se kurba e inflacionit e matur si ndryshim 12 – mujor në perqindje i Indeksit tëÇmimeve të Konsumit është në renie, duke u ndalur në fund të muajit nentor 2002 në vetëm 4.1 për qind.
Keto zhvillime kane krijuar hapesirat e nevojshme per te mbajtur inflacionit brenda intervalit objektiv te vendosur nga BSH per fundin e viti 2002.
Ecuria e dy monedhave në tregjet ndërkombëtare është reflektuar edhe në tregun e brendshem, megjithëse duhet pranuar se leku ka pesuar një vlersim shtesë si kundrejt dollarit ashtu edhe kundrejt euros. Si pasoje e efekteve sezonale pritet që leku të rrije në nivelet aktuale deri në fund të vitit.
Zhvillimet e muajve të fundit tregojne se efektet e krizës se likujditetit të shkaktuar në muajin mars dhe prill të vitit 2002, duket se janë shuajtur plotesisht. Kjo ka bërë që hemoragjia monetare e pranveres jo të vetëm të stopohet por ka filluar dhe rikuperimi i saj, gjë që duket qarte në realizimin e objektivave sasiore që Banka e Shqipërie duhet të respektoje në kuader të marreveshjes tre paleshe Qeveri – FMN – Banka e Shqipërisë.
Në vazhdim, zoti Cani, beri një ekspoze të situates financiare që po karakterizon aktualisht sistemin bankar shqiptar. Siç është deklaruar dhe me parë, gjendja e sistemit bankar vazhdon të jetë relativisht e shendoshe, ku spikat sidomos rekuperimi i konfidences publike mbi të, pas terheqjes se depozitave në muajin mars dhe prill 2002. Për herë të parë pas 12 vjetesh tranzicion, janë marre në shqyrtim kerkesat e dy aplikanteve tërësisht shqiptar, kerkesa të cilat do të shqyrtohen me rigorozitet dhe brenda afatave të percaktuara ligjore.
Në perfundim biseda u perqendrua në fushaten që ka ideuar Banka e Shqipërisë, me qellimin e vetëm për të zbutur në maksimumin e mundshëm rritjet spekullative të çmimeve që evidentohen çdo dhjetor në pragun e festave të fund vitit.
Zoti Cani, njohu Kryeministrin me planin e veprimeve që ka ideuar Banka e Shqipërisë ku përveç të tjerash kerkoi që kjo fushate të gjeje një mbeshtetje sa me të gjerë publike, përfshirë organet e ekzekutivit, shoqerine civile, formacionet kryesore politike, etj.
Nga ana e tij, Kryeministri, zoti Nano shprehu mbeshtetjen e tij te plotë si dhe të kabinetit që ai drejton në favor të kësaj inisiative dhe u shpreh i gatshëm që të ushtroje autoritetin e tij në organet e ndryshme të ekzekutivit për të kontribuar në suksesin e kësaj fushate.