E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri, sulm taksapaguesve më të mëdhenj të shtetit: 'Ju gozhdoj si Aldo Baren'

Ndërkohë që pritej një përgjigje nga Kryeministri për paketën e tij të zgjidhjes lidhur me kërkesat e opozitës, - ne perfundim te afatit 10-ditor - kryeministri ka dalë para mediave dhe ka nisur një fjalim të gjatë në të cilin ka analizuar me detaje emra dhe farefisni biznesmenësh, të cilët sipas tij, janë pjesë e asaj që kryeministri i Republikës e quan "aleanca punisto-mafioze" së cilës ai, pritet t'i thyejë, siç është betuar "dhëmbët dhe dhëmballët një nga një".


Horrori verbal i kryeministrit të Republikës, nisur prej disa ditesh, ka vijuar sonte me renditjen e emrave të biznesmenëve më të rëndësishëm në vend.

Të gjitha marrëveshjet zyrtare të biznesit me Bashkinë e Tiranës, kryeministri i quan "krime ekonomike". Te gjitha siperfaqet e ndertimit ne Tirane, i ka permenduar automatikisht si shkelje. Kryeministri i vendit ka shtrembëruar gjithashtu gjeneralitetet e përfaqësuesve të biznesit shqiptar.

'Ilir macja, kunati i Dashit, ka marrë 21 mijë metër katrorë leje ndërtimi me firmën e Edvin Ramës, - tha kreu i qeverisë. "Koço Kokëdhia apo Koço Bashkia, ka marrë 24 mijë 800 metër katrorë leje ndërtimi", - shtoi ai Tom Dollaku ka marrë sipërfaqe prej 29 mijë metra katrorë ndërtime, Ylli i partisë, (Fidel Ylli) ka marrë po 29 mijë metra katrorë, Arjani me firmëtarin Rama ka marrë 16 mijë metra katrorë ndërtime, Besnik Sula 49 mijë metra katrorë, Tan Dulaku ka marrë rreth 20 mijë metra katrorë, - raportoi kryeministri i vendit, duke i etiketuar të mësipërmit si 'klan mafioz" dhe autorë të ultimatumit për hapjen e kutive.


Pyetjeve nese do ti dergonte ne organet e drejtesise, keto shkelje te pretenduara, kryeministri iu pergjigj se "me kete merret gjykata.."


'Kupola mafioze ka vendosur tw mos njohi vullnetin tuej dhe qeverinë legjitime të 28 qershorit. Kërkesa e aleances punisto-mafioze kërkon të nxijë një prej arritjeve më të mëdha në kulmin e demokracisë. Ky grup udhëheq klanet e mafies me të rrezikshme në Ballkan..
Këta nuk kanë hallin e kutive, kanë hallin e ekonomisë së tyre këta. Unw me darw do çmontoj perandorine e krimit. Une kam vullnet të hekurt, une.
Ashtu siç gozhdova Aldo Baren dhe Dritan Dajtin, une gozhdoj...
Une kam marre mesazhe nga Rama per kompromise, por nuk kam pranuar tw bwj ndarje pushtetesh une.. , - tha me tone të ngritura S.Berisha



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›