E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri takim me mjeke dhe ambasadoren e Australise

Australia do të zgjerojë bashkëpunimin me Shqipërinë në shumë fusha. Një garanci e tillë iu dha Kryeministrit, Sali Berisha gjatë takimit që zhvilloi sot me ambasadoren e Australisë rezidente në Athinë, Jenny Bloomfield, e cila shoqëroi në këtë takim një grup mjekësh nga Melburni. Grupi i mjekëve australianë ka dhënë një ndihmesë të vyer në shërbimin e kirurgjisë, anestezisë dhe radiologjisë pediatrike duke trajtuar raste komplekse. Kryeministri Berisha, duke i uruar mirëseardhjen, u shprehu falënderimin që ndodheshin në Shqipëri me një mision të tillë humanitar, për t’i dhënë ndihmë më të specializuar fëmijëve, të cilët kanë nevojë për një trajtim të tillë.
Njëkohësisht, pasi i falënderoi për angazhimin dhe projektet e tyre në Shqipëri, kreu i qeverisë shiqptare bëri një prezantim të zhvillimeve të reformave, në veçanti në fushën e shëndetësisë, për arritjen e standardeve më të mira dhe një sistem shëndetësor që garanton cilësitë më të larta të shërbimit. 
Nga ana e saj, ambasadorja Bloomfield shprehu angazhimin e qeverisë australiane për të zgjeruar bashkëpunimin me Shqipërinë jo vetëm në fushën e shëndetësisë, por edhe në fusha të tjera me interes të ndërsjellë.
Ne takim ishte i pranishëm dhe kryetari i bashkisë i Shepparton një qytet ku prezenca e komunitetit shqiptar është e madhe dhe dinamike,  zoti Polan, i cili  falenderoi kryeministrin dhe i shprehu vlerësim per ndryshimet e ndodhura në Shqipëri dhe i prezantoi projektin në kuader të binjakëzimit.

Kryeministri e falenderoi për vizitën dhe vlerësoi projektin e binjakëzimit si të rëndësishëm për konsolidimin e zgjerimin e marrëdhënieve midis 2 vendeve dhe ruajtjes së lidhjeve të këtij komuniteti me Shqipërinë.
Kryetari i bashkise shfrytezoi rastin për t`i shprehur dëshirën e tij dhe gjithë komunitetit shqiptar për një vizitë të Kryeministrit në Australi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›