E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca përmbyt Ukrainën, Anglia eleminon Suedinë

Ekipi frances i futbollit ka mundur më rezultatin 2-0 Ukrainën duke marrë kreun e grupit D në Euro 2012.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 0-0 ndërsa në pjesën e dytë ekipi francez shënoi në minutën e 53-të me Jeremy Menez dhe në atë të 58-ën më Yohan Cabaye.

Takimi mes Francës dhe Ukrianës u ndërpre për disa minuta për shkak të rrëbeshit të shiut që përfshiu stadiumin Donesku ku dy skuadrat po zhvillonin takimin.

Duke bërë që të zhvendosej me 15 minuta takimi Angli-Suedi për shkak se ndeshja Francë-Ukrainë rinisi vetëm rreth orës 19:00. Ekipo anglez ka mundur 3-2 atë suedez, teksa Suedia u bë skuadra e dytë që eliminohet nga Euro 2012 pasi ndeshja me Francën do të jetë veçse formale.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›