E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA zbut ligjin per emigrantet

Administrata e presidentit amerikan Obama ka bërë të ditur se nuk do të vazhdojë më me deportimet e emigrantëve të rinj të paligjshëm, por përkundrazi do u lejojë atyre të aplikojnë për leje punësimi, në një kthesë të rëndësishme politike që sigurisht do të ndikojë edhe në elektorat. Lajmi ëshët konfirmuar dhe nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, që ka sqaruar se emigrantët e paligjshëm që kanë hyrë në trerritorin amerikan si fëmijë nëse do të përmbushin kriteret e duhura do të lejohen të aplikojnë për punë. Sekretarja për sigurinë kombëtare Xhenet Napolitano ka deklaruar se ligji amerikan për emigrantët duhet të përforcohet në nëj mënyrë të vendosur dhe të ndjeshme. Të dhëna zyratre tregojnë se 800 mijë emigrantë pa dokumente pritet të përfitojnë nga ky ndryshim. Por Napolitano ka sqaruar se kjo nuk nënkupton as imunitet dhe as amnisti për emigrantët e paligjshëm, fjali që ka zbutur paksa qëndrimet e konservatorëve që kundërshtojnë emigrimin e paligjshëm. Vendimi i ri vjen në një situatë të ndezur politike mes Obamës dhe Romni-t, në të cilën vota e latinëve mund të jetë shumë vendimtare. Obama gëzon një avantazh të fortë me votat e latinëve duke marrë 61 për qind përkundrejt 27 për qind të Romnit. Vota e hispanikëve merr një rëndësi të vecantë sidomos në shtete si Nevada, Kolorado, Nju Meksiko dhe Florida. Ndërkohë disa nga kushtet që duhet të plotësojnë emigrantët e paligjshëm për tu pajisur me leje pune janë: ata duhet të kenë hyrë në territorin amerikan nën moshën 16 vjeçare, të jenë jo më shumë se 30 vjeç, të jenë të regjistruar në shkollë, ose të diplomuar apo të kenë kryer shërbimin ushtarak, të kenë jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 5 vjet me radhë dhe të kenë një dosje të pastër penaliteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›