E Diel, 1 Nëntor 2026

-Kryeministri takohet gjithashtu edhe me Kryetarin e Bashkise dhe drejtues vendore te Korces. -Gjate vizites ne qytetin e Korces, Kryeministri ka zhvilluar nje takim me perfaqesues te bisnesit te

-Kryeministri takohet gjithashtu edhe me Kryetarin e Bashkise dhe drejtues vendore te Korces.

-Gjate vizites ne qytetin e Korces, Kryeministri ka zhvilluar nje takim me perfaqesues te bisnesit te ketij qyteti.

Ne kete takim jane diskutuar ceshtje qe kane te bejne me krijimin e mundesive dhe hapesirave te metejshme ne nxitjen e sipermarrjes,punesimit,bashkepunimin me administraten tatimore ,doganore etj.

Nje vemendje e vecante i eshte kushtuar ne kete funksion zhvillimit rajonal te Korces nepermjet srategjise se hartuar per zhvillimin rajonal 2005-2015 dhe integrimit ne te te kontributit te sipermarresve korcare.

Fusha e bisnesit te konfeksioneve u vleresua ne kete takim per zhvillimin e dukshem ku perfshihen 27 firma vendase dhe te huaja dhe ku punesimi ne kete sektor ka arritur ne shifren e 4500 (gra e vajza). Kryeministri ka nxitur nje bashkeveprim ne kete drejtim me qendrat e formimit profesional ndersa ka nenvizuar nevojen e zbatimit plotesisht te ligjit per kontributet shoqerore,shendetesore etj, per punonjesit e tyre.

Kryeministri po ashtu ka pershendetur perfaqesuesit e bisnesit per shlyerjen e rregullt te detyrimeve tatimore dhe doganore si nje moment te rendesishem gjithashtu edhe ne goditjen e fenomenit te evazionit fiskal etj.

-Gjithashtu Kryeministri zhvilloi nje takim edhe me Kryetarin e Bashkise se Korces dhe drejtues te tjere te pushtetit vendor, me te cilet diskutoi mbi problemet aktuale te kesaj bashkie dhe u shpreh vullneti per te bashkepunuar me tej permes projekteve, ne prioritet qe zhvillojne qytetin e Korces.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›