Ban Ki-Moon: Rrezikohet bllokimi
Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka paralajmeruar dje per rreziqet nga bllokimet rreth statusit te Kosoves. "Nese kjo bllokade vazhdon, situata mund te marre rrjedhen e vet. Kjo do te ishte shume e rrezikshme", tha Ban Ki-Moon pas takimit me Kryeministrin e Sllovenise, Janez Jansha. "Une e shpreha shqetesimin tim per faktin se Keshilli i Sigurimit mbetet thelle i percare rreth menyres si te shkohet perpara me Kosoven. Kjo eshte e rrezikshme per gjendjen ne Kosove", tha ai.
Ban Ki-Moon tha se ende nuk mund ta mbeshtese misionin e planifikuar te Bashkimit Evropian ne Kosove per shkak te mosmarreveshjeve nderkombetare rreth statusit te Kosoves. Ai tha se "do ta ndjeke nga afer dhe do ta vleresoje me kujdes situaten se si do te zhvillohet".