Kryeministri turk Erdogan vizitë në Somali

Kryeministri i Turqisë Recep Taip Erdogan bashkë me familjen e tij ka vizituar kryeqytetin e Somalisë në një vizitë historike për këtë vend. Somalia po përballet me një krizë të madhe pasi vendi është përfshirë nga kriza e urisë.
Vizita e Ergodanit në Mogadishu është e para e një lideri jashtë kontinentit afrikanë thuajse në 20 vite. Erdogani është figura më e lartë që viziton vendin që drejtohet nga një qeveri e përkohshme e dobët dhe kontrollohet nga 9 000 forca të Unionit Afrikan.
Ministri i Jashtëm i Turqisë që është pjesë e delegacionit të vizitës tha për BBC se kjo vizitë bëhet për të thyer idenë e krijuar se ky qytet është një vend ku nuk mund të shkohet.Afrika lindore po vuan nga thatësia më e egër që ka përfshirë këtë rajon në 60 vite, ndërsa OKB përllogarit se rreth 12 milion njerëz janë prekur nga kjo.
Somalia është shteti më i prekur dhe vendin po vuan nga kriza e urisë. Pjesa më e madhe e vendit kontrollohet nga grupe islamike që janë të lidhura me al-Kaedan të cilat kanë bllokuar ndihmat nga jashtë. OKB thotë se 3.2 milion , thuajse gjysma e popullsisë , kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme.