Italia solidarizohet me kryengritësit libianë

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, i ka bërë thirrje udhëheqësit të Libisë, Muamer Gadafi, të dorëzohet, ndërsa ka shprehur solidaritetin e Italisë me rebelët, në luftën e tyre për kontrollimin e Tripolit.
"Kërkojmë që kolonel Gadafi t`i japë fund çdo rezistence të pakuptimtë dhe në këtë mënyrë, të shpëtojë njerëzit nga vuajtjet e mëtejshme", tha Berluskoni.
Kryengritësit libianë raportohet të kenë marrë nën kontroll 95 për qind të kryeqytetit.