OKB, seancë urgjente për Sirinë

Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut do të mbajë sot një takim urgjent për Sirinë.
Sesioni, i thirrur nga dhjetëra anëtarë të këshillit, përfshirë Jordaninë, Kuvajtin, Arabinë Saudite dhe Katarin, do të diskutojë projekt-rezolutën që bën thirrje për hetimin e plotë të abuzimeve me të drejtat e njeriut në Siri.
Mbledhja pason arritjen e misionit humanitar të OKB-së në Damask. Mbledhja gjithashtu vjen një ditë pasi presidenti sirian, Bashar al-Asad, paralajmëroi se çdo ndërhyrje e huaj ushtarke do të dështojë.