Afganistan, përfundojnë luftimet mes talebanëve dhe NATO-s

Ushtarët e NATO-s i kanë dhënë fund sulmit 20 orësh të forcave talebane në ambasadën amerikane në Afganistan. Kryengritësit e fundit talebanë janë vrarë nga forcat e NATO-s gjatë shkëmbimeve të gjata të zjarrit dhe bombave, në selinë e ambasadës, në zyrat e NATO-s dhe shërbimeve inteligjente afgane. Autoritet afgane deklaruan se një ndërtesë shumë katëshe ende e papërfunduar kishte qënë baza e talebanëve e cila është pastruar tërësisht nga ushtarët. Nata dhe ambasada amerikane deklaruan se asnjë nuk kishte pasur viktima nga krahu i tyre, ndërsa autoritet afgane deklaruarn se të gjithë talebanët që kishin organizuar sulmet u vranë. Që në nisje të sulmit afganët morën përsipër operacionin. NATO që në krye të herës deklaroi në sulm ishin përfshirë disa atentatorë vetvrasës pasi në zonë shpërthyen disa bomba në momente të caktuara kohore. Nga sulmi mbetën të vrarë katër policë afganë dhe disa të tjerë u plagosën.
Presidenti afgan, Hamid Karzai, e ka dënuar ashpër sulmin, duke thënë se ai nuk do të ndalojë procesin e tranzicionit në Afganistan.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, tha se Uashingtoni nuk do të jetë i frikësuar pas sulmeve të talebanëve mbi ambasadën amerikane në Kabul.
Ky ishte sulmi i dytë i përmasave të tilla brenda më pak se një muaji, që kur vetëvrasësit me bomba shënjestruan selinë e Këshillit Britanik në mesin e muajit gusht duke vrarë nëntë persona.