E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri udhëton me makinë drejt Tiranës

19/04/2010 Kthimi i Berishës

Udhëtimi i Kryeministrit Sali Berisha drejt Shqipërisë ka zgjatur më shumë seç ishte parashikuar. Kreu i Qeverisë duhet të kthehej mbrëmjen e ditës së premte në Tiranë, pas vizitës së tij dyditore në Bruksel, ku dorëzoi përgjigjet e pyetësorit. Por hiri i vullkanit, që shpërtheu në Islandë, i shpërndarë në qiejt e Evropës, shkaktoi anulimin e shumë fluturimeve nga aeroportet ndërkombëtare europiane. Kështu, Berisha u detyra të udhëtojë të shtunën drejt kryeqytetit të Austrisë, Vjenë. Kryeministri po udhëton me makinë drejt Shqipërisë, në një rrugëtim të lodhshëm dhe shumorësh. Mësohet se kreu i Qeverisë ka ndalur në Kroaci, në një fshat turistik, pranë bregdetit dalmat. Pas një ndalese çlodhjeje, karvani kryeministror do të vijojë rrugën e kthimit drejt Shqipërisë. Pas Kroacisë, automjetet do të kalojnë përmes Malit të Zi dhe në fund të shkelin kufirin shqiptar. Ky udhëtim, për shefin e ekzekutivit shqiptar, ka qenë ndër më të gjatët gjatë viteve të fundit. Hiri i vullkanit në Islandë detyroi organizatën evropiane për sigurinë ajrore “Eurocontrol” të vendosë anulimin e fluturimeve në qiej. Edhe në aeroportin shqiptar “Nënë Tereza” është marrë vendimi për të anuluar disa fluturime direkte, të parashikuara, që kishin si destinacion aeroporte të vendeve të Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›