Mblidhen dosjet, gati nisja e matjeve në terren
19/04/2010 Legalizimi i ndërtimeve të paligjshme në zonën mes kryeqytetit dhe komunës së Dajtit
ALUIZNI Tiranë ka marrë në dorëzim dosjet e vetëdeklarimeve të ndërtimeve të paligjshme në zonën mes kryeqytetit dhe komunës së Dajtit. Pritet nisja e matjeve në terren, pas përfundimit të shqyrtimit të dokumentacioneve që janë në përbërje të dosjeve. Ashtu siç e përcakton edhe ligji, poseduesit e këtyre objekteve prej kohësh i kanë dorëzuar dosjet me deklaratat përkatëse pranë komunës së Dajtit. Burimet kanë bërë të ditur se ka qenë mungesa e informacionit për ndarjen e vijës së bardhë, e cila ka bërë që të dhënat që duheshin dorëzuar në minibashkinë e Tiranës janë dërguar në Dajt dhe e kundërta. Kjo ka sjellë dhe një vonesë të procedurave, në kohën kur në thuajse gjithë Shqipërinë procesi është në përfundim dhe në përpilimin e faturave që duhen paguar për të realizuar regjistrimin fillestar të pronës. Ndërsa duket se me marrjen e masave të fundit, edhe komuna ka realizuar dorëzimin e dokumenteve dhe nisjen e punës prej ekspertëve të ALUIZNI-t Tiranë. Sipas ligjit, procesi do të startojë me verifikimin e të dhënave, matjet në terren, si dhe me krahasimin e tyre me atë çfarë ndodhet në dosjet e depozituara. Më pas do të jetë vetë agjencia e legalizimeve ajo që do të paraqesë pranë subjekteve përkatëse faturën që duhet të paguajnë, në mënyrë që prona e tyre të jetë e ligjshme. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se të përjashtuara nga ky proces do të jenë vetëm ato objekte që bien në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në ligj. Vetë banorët dëshmojnë për “Metropol” se ende nuk është paraqitur ndonjë grup ekspertësh për të realizuar matjet përkatëse në këto zona.