E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Dy duzina me trëndafila”, komedia romantike e dashurisë

19/04/2010 Aldo de Benedetti “flet” shqip në teatrin “Bylis” të Fierit

FIER- Trupa profesioniste e teatrit “Bylis” në Fier, diti sërish të mahnitë artdashësit e shumtë që kishin mbushur plot e përplot sallën e këtij teatri. Janë dashur plot 2 muaj punë dhe pasion i kësaj trupe, stafit të talentuar të aktorëve dhe specialistëve për të marrë më në fund “frytet” e shkëlqyera të kësaj pune, duartrokitjet entuziaste, të qeshurat, reflektimin e thellë dhe ilaritetin e gjithë atyre që shijuan deri në fund intrigën e bukur dhe mbresëlënëse të komedisë. Komedia e cila ishte në thelb një romancë e vërtetë dashurie, me ulje-ngritjet e saj, por që në fund të fundit triumfon ajo erëmira si vet tufa e trëndafilave të kuqërremtë, dashuria, u performua saj mbështetjes së Bashkisë Fier, konsullatës italiane në Vlorë në kuadër të aktiviteteve të projektit madhor “Dy popuj, një miqësi, një det”. Merrnin pjesë edhe konsulli italian në Vlorë, kryebashkiakui Fierit Baftjar Zeqaj, artistë të trupave teatrore të vendit tonë dhe artdashës të shumtë. Me regji të Dafina Llupit dhe interpretimin e aktorëve Klajdi Marku, Doriana Caushaj, Fatmir Xhelili Urdhri “Naim Frashëri i artë” dhe Miola Sitaj vepra përcolli tek artdashësit, jo vetëm raportet delikate familjare dhe sidomos ato në çift, por edhe mesazhin e fortë të shenjtërisë së familjes. Vepra e autorit italian Aldo de Benedetti ka në qendër romancën e dashurisë mes një çifti. Sipas njëri prej aktorëve Klajdi Marku, komedia ka mesazhe aktuale të familjes së sotme, jo vetëm shqiptare. Vepra është një ngjarje më shumë e jetuar nga krijuesi i saj, De Benedetti, sesa një trillim letrar. Ndonëse si vepër e shkruar qysh në vitin 1936 (titulli origjinal i saj “Due dozzine di rose scarlatte”) vepra përmban në vetvete një subjekt tejet aktual dhe kuptimplotë edhe në ditët tona. Komedia vjen e freskët, e mbushur plot aromë dashurie, përzier herë-herë edhe me tonet e keqkuptimit, dëshirës për pak arrati dhe për pak hapësirë individuale mes çiftit, në kërkim të një arratie aventurioze, por pa qëllimin vulgar të tradhtisë bashkëshortore. Ajo ka në qendër raportet familjare, situata plot humor që provokohen nga ngacmime të shpirtit aventuror të protagonistëve e që më pas prodhojnë realitete që mund të cenojnë, madje të çojnë deri në shkatërrimin e familjes. Por, mos të harrojmë, heronjtë tanë janë pjesë e përditshmërisë moderne. Si të tillë, ata nuk provojnë precedentin “ndarje”, pasi shoqëria e sotme, edhe pse jo rëndom, prodhon ende shpirtra të brishtë që kanë të qëndrueshëm gjenin e së mirës njerëzore, vendosur kjo natyrshëm në frymën sunduese të mesazhit të komedisë: “Familja duhet mbrojtur me çdo kusht”. Me një përkushtim mes lojës aktoriale të një trupe tashmë të konsoliduar dhe që përmban në vetvete, një konfigurim artistik të konsoliduar, por edhe një skenografie në shërbim të veprës, lojës aktoriale, dhe në fund të fundit të idesë, performuar nga skenografi i trupës Gëzim Hajdini, komedia, u përcoll këndshëm mes artdashësve të shumtë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›