Kryeministri uron shqiptarët për Shën Valentinit

Tiranë, 14 shkurt, NOA- Kryeministri, Sali
Berisha ka zgjedhur që ditën e të dashuruarave tu dërgoj një përshëndetje gjithë
shqiptarëve.
Në një njoftim të publikuar nga zyra e shtypit
e kryeministrit, bëhet e ditur se kreu i qeverisë, fton gjithë të rinjtë dhe të
rejat, që në këtë ditë të vlerësojnë dashurinë njerëzore.
Kryeministri Sali Berisha i uron sot përzemërsisht
të rinjve dhe të rejave, si dhe mbarë shqiptarëve, 14 Shkurtin, Ditën e Shën
Valentinit, Ditën e dashurisë për njeriun ndaj njeriut, për të dashurit e të
dashurat, për fëmijët, për nënën dhe babain, motrën dhe vëllain, mikun, shoqen
dhe shokun e dashur, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Me një stil ndryshe, kreu i qeverisë ka
zgjedhur që në këtë festë, e cila ka hyrë vonë në traditën e vendit tonë të
lëshoj jo mesazhe politike, por njerëzore.
Me një stil ndryshe, kreu i qeverisë ka
zgjedhur që në këtë festë, e cila ka hyrë vonë në traditën e vendit tonë të
lëshoj jo mesazhe politike, por njerëzore.
Sot ne të gjithë bashkë nderojmë
njëri-tjetrin, nderojmë dashurinë e pashtershme njerëzore dhe vlerat e saj
universale, forcën e saj të magjishme dhe transformuese, burim i mirësisë së
njeriut, ka thënë kryeministri, Sali Berisha.
xh/NOA