Kisha serbe do të shkarkojë peshkopin Artemije

Beograd, 13 shkurt, NOA- Drejtuesit më të lartë
të kishës serbe kanë kërkuar shkarkimin e peshkopit Artemije. Sinodi i shenjtë
i kishës ortodokse serbe është mbledhur këtë të shtunë në Beograd për të
shkarkuar peshkopin serb të Rashkës dhe Prizrenit Artemije. Lajmi bëhët i ditur
nga media serbe dhe nga Deutsche Welle. Kjo kërkesë bëhet pasi ai vitet e
fundit ai ka kundërshtuar hapur kryesinë e kishës. Peshkopi 75-vjeçar akuzohet
ndër të tjera edhe për shpërdorim, jetë pompoze dhe pasurim.
Disa qindra priftërinj, murgj dhe civilë janë
grumbulluar me gjithë stuhinë e dëborës për të mbështetur peshkopin.
Udhëheqja e kishës do ta nxisë Artemijen të
heqë dorë vullnetarisht, përndryshe do ta zëvendosojë kundër dëshirës së tij.
Deri në zëvendësimin e tij të plotë posti i peshkopit do të zëvendësohet me një
"administrator". Artemije njihet si fetar dogmatik dhe është një nga
peshkopët më të njohur në Serbi.
Ai kishte kritikuar hapur udhëheqjen e vendit,
se nuk ka pushtuar me armë Kosovën. Ai ishte shprehur hapur kundër SHBA-së dhe
BE-së, kishte dashur të padiste NATO-n dhe ishte për dërgimin e armëve dhe të vullnetarëve
nga Rusia në Kosovë.
NOA/DeutscheWelle