E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtar mashtrues nga Tirana, blen bagëti dhe spaguan paratë

Gjirokastër, 14 Shkurt NOA Barinjtë e jugut
prej disa muajsh janë vënë në hall të shesin apo jo bagëtitë që mbarështojnë,
pasi shumë prej tyre janë bërë viktima të mashtrimit nga një tregtar kryeqytetas
që blinte bagëtitë pa dhënë asnjë lek.

Denoncimet që shkuan në policinë e Gjirokastrës,
bënë që kjo e fundit të nisë hetimet dhe të kopsitë një dosje penale për
36-vjeçarin nga Tirana Shkëlqim Manuka dhe më tej, pas dërgimit të dosjes në
prokurori dhe kalimit të çështjes në Gjykatë, togat e zeza të vendosin arrest
me burg në mungesë ndaj të dyshuarit.

Specialistët e Sektorit të Luftës Kundër
Krimit Ekonomiko Financiar në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër thanë se kanë
bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Shkëlqim Manuka,
36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Kapja e të riut kryeqytetas u bë sepse Prokuroria
e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka nxjerrë urdhër ndalimi për të, për zbatimin e
Vendimit Nr 274 datë 26.10.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjirokastër, e cila ka
caktuar masën e sigurisë Arrest me burg, për veprën penale të Mashtrimit.

Shkëlqim Manuka, në muajin shtator të vitit
2009, në rrethin e Gjirokastrës ka mashtruar disa barinj duke u marrë bagëtitë
e imta dhe sju ka dhënë lekët, - konfirmuan për agjencinë NOA, burime zyrtare
policore, pas ndalimit të të kërkuarit,

v.d/e.r/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›