Qeveria e kryesuar nga Kryeministri Fatos Nano dhe programi i saj, u votbesuan nga Kuvendi.Me 81 vota pro, 48 kundër dhe vetëm 3 abstenim, deputetët e Kuvendit mbështetën përbërjen e qeverisë

Qeveria e kryesuar nga Kryeministri Fatos Nano dhe programi i saj, u votbesuan nga Kuvendi.Me 81 vota pro, 48 kundër dhe vetëm 3 abstenim, deputetët e Kuvendit mbështetën përbërjen e qeverisë dhe programin e paraqitur nga kryeministri Fatos Nano.
Votimi për qeverinë u realizua i hapur dhe me elektronikë, pas një debati mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.Deputetët e opozitës, kërkuan votim të fshehtë për dekretin e kryeministrit, të ndarë nga votimi për përbërjen dhe programin e qeverisë.Por deputetët e mazhorancës, saktësuan se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, bazuar në Kushtetutë, shpreh qartë se "Kryeministri i ri votbesohet në Kuvend njëkohësisht me përbërjen dhe programin e qeverisë dhe kjo nuk mund të diskutohet". Ata kërkuan që votimi të bëhet i hapur.
Deputetët e Kuvendit, zhvilluan gjatë ditës së sotme, në seancë plenare diskutimet rreth programit të qeverisë, paraqitur dy ditë më parë ( 29 Korrik) nga Kryeministri Nano, ku mazhoranca e vlerësoi atë, ndërkohë që Partia Socialdemokrate, deklaroi se vota e kësaj partie do të jetë abstenim. Ndërsa grupet parlamentare të opozitës, shprehën votën e tyre kundër.