Kryeministri zoti Fatos Nano se bashku me Ministrin e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit z Besnik Dervishi ka zhvilluar sot nje takim pune me Kryetarin e Bashkise se Tiranes dhe njeherazi Kryetar
Kryeministri zoti Fatos Nano se bashku me Ministrin e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit z Besnik Dervishi ka zhvilluar sot nje takim pune me Kryetarin e Bashkise se Tiranes dhe njeherazi Kryetar i Shoqates se Kryetareve te Bashkive, Edi Rama, si dhe me Kryetarin e Shoqates se Ndertuesve A. Dulaku e ate te Arkitekteve te Shqiperise A. Jano.
Qellimi i ketij takimi ishte njohja me propozimet dhe programin konkret per disiplinimin brenda standarteve bashkekohore te ndertimeve ne qendrat e qyteteve.
Kryeministri ne fjalen e tij eshte shprehur per frenimin sa me pare te "masakres urbane" duke ofruar kontributin e te gjithe faktoreve, ne funksion te orientimit nga e ardhmja integruese dhe jo te spontaniteti. Gjate takimit Kryeministri ka bere te ditur programin me afate dhe faza konkrete te cilat cojne ne nje rregullim dhe integrim te te gjithe strukturave per t'ju pergjigjur ritmit te urbanizimit te qendrave te qyteteve. Kjo, tha kryeministri, do te arrihet me krijimin e nje infrastructure te plote ligjore dhe studimore si dhe me koordinimin e punes te qeverise, shoqatat e bashhkive, ndertuesve, arkitekteve si dhe me studjuesit e Akademise se Shkencave .
Sipas programit te paraqitur nga Kryeministri brenda muajit Shtator qeveria do te perfundoje plotesimin e gjithe paketes ligjore per te mos lejuar zhvillime kaotike te ndertimeve, por per te krijuar gjithe mbeshtejen e duhur legjislative per te bere progres ne kete drejtim.
"Studimi i qendrave te qyteteve do te filloje nga qytetet e medha,- u tha gjate takimit- duke perfshire dhe projektet pilot per qytete te cilat do te jene gati me studimet perkatese brenda standarteve te zhvillimit per shkak te ndryshimeve te ndodhura ne urbanizimin e tyre gjate ketyre viteve".
Perfaqesuesit ne takim kane mbeshtetur idete e hedhura si dhe programin e paraqitur duke u shprehur se do te kontribuojne me te gjithe faktoret aktiv per te disiplinuar urbanizimin e qendrave dhe per t'i prere rrugen shkeljeve dhe abuzimeve. Ata kane rene ne konsensus qe deri ne Janar te 2003 te kete "embargo" ndaj ndertimeve ne qendrat e qyteteve per te hapurr rrugen ne menyre te natyrshme qe ne Janar te vitit 2003 Keshilli Kombetar i Rregullimit te Territorit te RSH-se te filloje miratimin e studimeve urbane te qendrave te qyteteve duke nisur me Tiranen gje qe do te coje ne nje zhvillimin urban qe t'i pergjigjet progresit te kerkuar ne te gjitha qytetet e Shqiperise.