E Diel, 1 Nëntor 2026

I riu shqiptar lë shtatzënë një 16-vjeçare italiane, prindërit e vajzës e çojnë në gjykatë

Share

Prindërit e një vajze 16-vjeçare kanë shënuar një rast të paprecedentë në Trento të Italisë: kanë çuar në gjykatë vajzën e tyre, duke kërkuar që ajo të abortojë pas një shtatzanie.

Sipas mediave italiane, 16-vjeçarja ka mbetur shtatzënë me të dashurin e saj, që është 18 vjeç dhe shqiptar.

Prindërit nuk janë dakord me shtatzaninë e vajzës së tyre, e cila ka vendosur që ta mbajë fëmijën.

Më shumë se me shtatzaninë, prindërit janë kundër të dashurit të saj shqiptar, që e cilësojnë të dhunshëm.

Dy prindërit e vajzës, përveç kërkesës për abort, kanë kërkuar gjithashtu nga gjykata edhe dy gjëra të tjera: nëse aborti nuk bëhet, të paktën gjykata të urdhërojë që vajza e tyre mos të takohet më me të dashurin e saj shqiptar. E dyta, nëse fëmija lind, të ndalohet i ati, pra 18-vjeçari shqiptar, që ti japë mbiemrin e vet fëmijës.

Pra, me sa shihet, më shumë se kundër abortit, prindërit e vajzës duket se janë kundër lidhjes së saj me 18-vjeçarin shqiptar.

‘Repubblica’ thotë se djali shqiptar ka ardhur në Itali kur ishte një djalosh i vetëm dhe nuk ka punuar asnjëherë. Ai jeton në një komunitet dhe ka një sërë precedentësh të vogla kriminale.

Prindërit e vajzës thonë se e kanë parë vajzën disa herë të qajë, pasi është keqtrajtuar nga ai. Madje, sipas tyre 18-vjeçari është shumë xheloz, aq sa i kontrollon telefonin të dashurës së vet dhe në shumë raste nuk e lejon atë që të flasë me miqtë e vet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›