Kryeministria: Presidenti do të zgjidhet sipas Kushtetutës

Presidenti i Republikës do të zgjidhet në vitin 2012 në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e vendit.Përmes zëdhënëses së tij kryeministri Berisha ka sqaruar aludimin e disa mediave të shkruara të cilat duke iu referuar fjalës së kryemisnitrit Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar.
Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë thuhet se dy të përditshme shqiptare i kanë lejuar vetes t`i atribuojnë Kryeministrit një deklaratë, sipas të cilës Kryeministri është shprehur se do t`i ofrojë opozitës postin e Presidentit të Republikës.
Për këtë çështje sqarohet se Kryeministri Berisha nuk ka bërë kurrë një deklaratë të tillë. Kjo deklaratë sipas zëdhënsës së kryeministrit është trillim i këtyre mediave që thjesht shënon një rekord dizinformimi mediatik.
Kryeministri ka qenë dhe është i palëkundur në qëndrimin e tij për respektimin e Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Në këtë kontekst, Presidenti i vendit do të zgjidhet vetëm në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit.