Kryeministria jep certifikata speciale pronësie për tokat në bregdet
Dyshime për implikimin njerëzve shumë pranë kryeministrit
Habjon Hasani
Qeveria shqiptare ka lëshuar tituj specialë pronësie për persona të veçantë që zotërojnë troje në bregdetin shqiptar. Por duket se ky fakt është vetëm maja e ajsbergut, nëse u referohesh disa lidhjeve të njerëzve shumë pranë kryeministrit me administruesit apo menaxherët e këtyre pronave. Faktet vijnë nga shpalljet e disa kompanive real-estate, të cilat deklarojnë ndër të tjera se tokat që ato shesin janë, as më shumë e as më pak, të shoqëruara me një certifikatë speciale pronësie të dhënë nga qeveria shqiptare. Më konkretisht, bëhet fjalë për shoqërinë angleze “Bestpropertyalbania”, e cila është themeluar në janar të këtij viti në Tiranë, me pronar shtetasin anglez, David Hentsell. Shoqëria, në faqen e saj zyrtare, ndër të tjera ka paraqitur edhe shitjen e disa qindra hektarëve terrene në Ksamil, Gjirin e Lalzit dhe në vijën bregdetare të Durrësit, duke i mëshuar faktit se të gjitha këto troje, përveç tapive të pronësisë, janë të shoqëruara dhe me në certifikatë speciale pronësie të lëshuar nga qeveria shqiptare. Por nëse lëshimi i certifikatave speciale të njohjes së pronësisë nga qeveria shqiptare përbën një “nul” dhe paradoks ligjor, lidhjet e disa njerëzve shumë pranë zotit kryeministër me zotëruesit dhe tregtuesit e këtyre trojeve, janë ana tjetër e medaljes dhe natyrisht që janë dhe e dhëna që fakton se certifikatat nuk janë pjellë e padijes, por e zaptimit dhe interesave qeveritare në këto troje. “Albania” zotëron sot materiale dhe dokumente që flasin për lidhjet dhe marrëdhëniet e biznesit të njerëzve shumë pranë kryeministrit Berisha me personat që kanë në zotërim ose në administrim këto prona.
Lidhjet
Shpallja e të dhënave për certifikatat speciale të pronësisë është bërë nga kompania angleze “Bestalpropertybania”, por në analizë të fundit kjo firmë nuk është gjë tjetër veçse një subjekt privat i licencuar, i cili merr përsipër shitjet e trojeve dhe mban komision. Në thelb ky është një aktivitet plotësisht legjitim dhe një e drejtë e cilitdo shqiptar apo i huaj qoftë. Megjithatë, nëse kompania “Bestpropertyalbania” është thjesht duke bërë punën e saj, “konsulentët” dhe “mbarëvajtësit ligjorë” të këtyre pronave rezultuan se janë njerëz të lidhur në mënyrën më të drejtpërdrejtë të mundshme me kryeministrin e vendit, Sali Berisha. E, në kushtet kur është pikërisht qeveria e këtij kryeministri që lëshon certifikatat speciale të pronësisë për këto troje të çmuara dhe të shtrenjta, atëherë është e qartë se zyrtarët e qeverisë nuk mund të jenë spektatorë në këtë “lojë”. Gazeta “Albania” është duke mbledhur të tjera fakte që flasin për një kontroll absolut të qeveritarëve shqiptarë lidhur me trojet e bregdetit, por edhe në lidhje me ndërhyrjet arbitrare të institucionit të qeverisë në statusin e këtyre trojeve, që në bazë të ligjeve, përcaktohet nga gjykata dhe jo nga Këshilli i Ministrave.
Gjiri i Lalzit
Qeveritarët shqiptarë duken më të ekspozuar në këtë histori, nëse i referohesh një fakti shumë domethënës. Vetëm pak muaj më parë, me nismën e qeverisë shqiptare, u vendos që Gjiri i Lalzit të kishte privilegjin si një ndër të paktat zona turistike që ka një studim urbanistik. Në të janë caktuar zonat më të përshtatshme për vendosjen e strukturave turistike dhe kushtet kryesore për ndërtimin e tyre, rregullat dhe normat urbanistike dhe arkitektonike. Sakaq, edhe të dhënat tregojnë se kjo zonë është kthyer sot në një nga më të “klikuarat” nga investitorët e huaj. Kjo zonë është pranë Aeroportit të Rinasit, ndërkohë që rruga është duke u shtruar (sërish me një angazhim special të qeverisë).
BOX
Plani, Berisha, projekt të veçantë për fshatrat turistike
Duke hedhur poshtë çdo projekt të mëparshëm, pak javë më parë kryeministri Berisha deklaroi në mbledhjen e KRRTRSH-së se do t`i jepet fund praktikës së ndërtimit të fshatrave turistike, që devijojnë nga destinacioni i tyre. Duke iu referuar eksperiencës së deritanishme në këtë drejtim, kryeministri theksoi se ky problem duhet të qartësohet pasi koncepti i fshatit turistik në vendin tonë është inekzistent, duke paralajmëruar një hartë të re interesash për ndërtimin e tyre. “Koncepti i fshatit turistik është zero dhe nuk do të mund të ndërtohen më fshatra turistike, të cilat pronari ose zhvilluesi t`i përdorë siç i ka përdorur deri sot. Kjo praktikë merr fund. Fshatrat turistike janë dështimi i madh i vendit dhe kur një model dështon, duhet të përpiqesh të shpëtosh sa më parë prej tij, përndryshe pasojat bëhen gjithnjë e më të rënda”, - u shpreh kryeministri. Sipas tij, fshatrat turistike janë blerë në kundërshtim me ligjin dhe kompanitë i kanë shitur në kundërshtim me ligjin. “Nuk ekziston fshat turistik në kuptimin e destinacionit të tij ligjor. Të gjitha janë shndërruar në prona të palegalizuara dhe të pahipotekuara, prandaj kjo praktikë nuk do të ekzistojë më në Shqipëri. Duhet një transformim rrënjësor i këtij koncepti. Ajo praktikë arkivohet si praktika e madhe e dështimit 15-vjeçar të fshatrave turistike. Duhet të bëhet një amendim ligjor që t`u japë zgjidhje përfundimtare çështjeve të pronësisë, çështjeve kontraktuale dhe detyrimeve të atyre që kanë blerë shtëpitë, por që nuk kanë blerë tokën”, - deklaroi pak kohë më parë kryeministri Berisha, por pa sqaruar se mbi ç’baza do të ndërtohet projekti i ri. Nuk zgjati shumë dhe pak ditë pas kësaj deklarate qeveria çoi për miratim në Kuvend ligjin e ri të legalizimeve, ku shumë nga ata pronarë që kryeministri atakoi, me ligjin e ri “noterizuan” pronat e tyre.
BOX
“Ruspat” në Qerret, qeveria izolon qindra familje
Dy ditë më parë qindra banorë të Qerretit kanë protestuar pas “vizitave” të Policisë Ndërtimore dhe disa zyrtarëve të lartë të qytetit të Durrësit. Ky komunitet përbëhet nga kosovarë të ardhur përpara 90 vitesh, ndërsa qeveria e atëhershme i stabilizoi në këtë zonë pa pronarë, e cila ndodhet pranë vijës bregdetare. Por prej më shumë se dy muajsh ata janë paralajmëruar nga organet shtetërore për mundësinë e prishjes së banesave dhe ndërtesave private të tyre, ndërsa ata i zotërojnë me tapi këto prona. Banorët janë shprehur të revoltuar para kamerave televizive, duke përmendur emra ministrash dhe deputetësh si autorët dhe nismëtarët e këtyre aksioneve të Policisë Ndërtimore. “Çfarë kërkojnë këta prej nesh? Kemi mbi nëntëdhjetë vite këtu e nuk na pengoi as Enver Hoxha të dilnim e të shkonim në det, por po na penguaka Sali Berisha. Ky është turp. Nuk i lënë fëmijët tanë t’i afrohen bregut dhe detit, pasi thonë që nuk kanë të drejtë të kalojnë aty. Disa biznese që i kemi ndërtuar me gjak dhe kursime na i shembën brenda ditës, pa kërkuar asnjë dokumentacion. Çfarë po ndodh në këtë vend, a mund ta dimë?” - është shprehur dje një përfaqësues i këtij komuniteti.
2 Korrik 2008