Gjykata e Lartë përcakton dosjet që do të gjykohen në korrik
Kur do të zhvillohen këto procese dhe relatori i secilës çështje
Laureta Rryçi
Gjykata e Lartë përcakton dosjet që do të gjykohen gjatë ditëve të para të korrikut. Gazeta “Albania” sjell në numrin e sotëm jo vetëm dosjet, por edhe gjyqtarët që u ka rënë si relatorë për secilën çështje, si dhe ditën kur është përcaktuar për t’u zhvilluar seanca. Në të njëjtën kohë kjo gjykatë ka dhënë verdiktin po për 24 dosje të tjera, për të cilat kishte depozituar kërkesën për rishikim vendimi. Një pjese prej tyre i është pranuar kërkesa, ndërsa pjesës tjetër i është refuzuar. Tabelat e mëposhtme kanë të dhëna jo vetëm për palët në proces, por edhe për vendimin e gjykatës për kërkesën e tyre.
Rekursi
Rekursi për çështjet civile depozitohet në sekretarinë e gjykatës që ka dhënë vendimin, në afatin prej 30 ditësh nga njoftimi që u është bërë palëve. Rekursi i komunikohet palës tjetër. Sekretaria e gjykatës përcjell zyrtarisht pranë sekretarisë së Gjykatës së Lartë dosjen përkatëse, së bashku me dokumentet që janë depozituar, të cilat nevojiten për ushtrimin e rekursit. Nuk pranohet depozitimi i akteve dhe dokumenteve që nuk janë paraqitur në shkallën e mëparshme të gjykimit, përveç atyre që kanë të bëjnë me vendimin e ankimuar dhe pranimin e rekursit, ose të kundërrekursit. Rekursi për çështjet penale duhet të paraqitet me shkrim brenda 30 ditëve nga data kur vendimi ka marrë formën e prerë. Ai duhet të përmbajë tregimin e saktë të shkaqeve të paligjshme të vendimit. Akti i rekursit dhe pretendimet duhet të nënshkruhen nga mbrojtësit. Kur i pandehuri nuk ka mbrojtës të zgjedhur, kryetari i kolegjit cakton një mbrojtës kryesisht duke bërë lajmërimin.
Dosjet
Dosja e çështjes qysh ne momentin e ardhjes në Gjykatën e Lartë regjistrohet nga punonjësit e Zyrës së Regjistrimit në sistemin përkatës dhe sapo hidhen të dhënat (informacioni mbi çështjen, baza ligjore, palët ndërgjyqësve, vendimet e mëparshme të dhëna nga gjykatat etj.), sistemi i vendos çështjes automatikisht një numër dhe ia cakton këtë çështje gjyqtarit përkatës në mënyrë të menjëhershme dhe të rastësishme, pra duke realizuar që në këtë moment shortin e parë (dhomë këshillimi).
Ky short është elektronik dhe nuk mund të bëhen modifikime apo ndërhyrje në të, po ashtu nuk mund të llogaritet gjyqtari të cilit do t’i bjerë për shqyrtim një çështje e caktuar. Në rastin kur gjyqtari dhe ndihmësi ligjor përkatës paraqesin kërkesë me shkrim sipas ligjit për heqje dorë nga kjo çështje, bëhet përsëri shorti elektronik në mënyrë të menjëhershme dhe të rastësishme nga sistemi. Procedura e mësipërme zbatohet edhe për çështjet civile që kalojnë për gjykim. Me marrjen e vendimit nga trupi gjykues në dhomë këshillimi kryhet shorti dytë elektronik.
Dosjet me vendimin përkatës të kolegjit seleksionues, ndihmësi ligjor ia kalon sektorit të regjistrimit kur çështja kalon për gjykim dhe sektorit të sekretarisë kur është vendosur mospranimi i rekursit (që të kryhen procedurat e nevojshme për kthimin e dosjes). Nëse është vendosur mospranimi i çështjes, dosja i kthehet gjykatës përkatëse.
Disa nga rastet kur mund t’i drejtohemi Gjykatës së Lartë janë:
1. Rekurs kundër vendimeve të Gjykatave të Apelit.
2. Kërkesë për rishikim vendimi të formës së prerë.
3. Kërkesë për pezullimin e ekzekutimit të vendimit formës së prerë.
4. Ankim kundër vendimeve për juridiksion dhe kompetencë.
Kërkesa për rishikim të vendimit
Kërkesa për rishikimin e vendimit të formës së prerë depozitohet në Gjykatën e Lartë. Pasi protokollohet në sektorin e protokoll-arkivës ajo kalon dhe regjistrohet në sektorin e regjistrimit. Këtu formohet një dosje e re, e cila përmban kërkesën për rishikim dhe dokumentet e tjera që kanë të bëjnë me kërkesën dhe që depozitohen pranë kësaj gjykate. Gjykata e Lartë pezullon ekzekutimin e vendimit penal në rastet e rekursit ose kërkesës për rishikim. Vendimi mund të pezullohet me urdhër të kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
Kur vepron Gjykata e Lartë me procedurë të përshpejtuar?
Për çështje civile:
1. Çështje për të cilat Gjykata e Apelit ka vendosur kthim për rigjykim.
2. Çështje që kanë të ardhur për herë të dytë ose të tretë në Gjykatën e Lartë.
3. Konflikte pune e sigurime shoqërore.
4. Çështje me ankime kundër vendimeve të Komisionit të Shërbimit Civil.
5. Lënie fëmije për rritje, edukim e detyrim për ushqim.
6. Vërtetime fakti.
7. Kundërshtim të veprimeve përmbarimore.
8. Kundërshtim të vendimeve të ndërmjetme.
9. Interpretime vendimi.
10. Çështje të gjykuara si shkallë e parë në Apel (firmat piramidale).
11. Pjesëtim pasurie (faza e parë).
12. Moskompetencë e mungesë juridiksioni.
Për çështje penale:
1. Prishje vendimi dhe kthim për rigjykim.
2. Rastet e amnistisë.
3. Masat e sigurimit.
4. Raste kur ka vendim të pezullimit të ekzekutimit.
Kolegjet e Bashkuara
Kolegjet e Bashkuara mblidhen për të shqyrtuar:
1. Kërkesa për njehsimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore.
2. Ankimet kundër vendimeve të KLD-së për largimin nga detyra të gjyqtarëve.
2 Korrik 2008