Kryeministrit palestinez shtrohet në një spital në Teksas

Kryeministri i Autoritetit Palestinez, Salam Fajad është shtruar në një spital në Teksas të SHBA-së pas një ataku kardiak.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare të cilat theksojnë se kryeministri 50-vjeçar ka pësuar një atak në zemër ndërsa po merrte pjesë në diplomimin e të birit në një universitet në Ostin të Teksasit.
Sipas zyrtarëve palestinezë, Fajadit i është kryer një ndërhyrje kirurgjikale por tashmë gjendja e tij shëndetësore është e mirë.