E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, shpërthim në një rafineri gjatë vizitës së Ahmedinexhadit

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një rafineri nafte në Abadan, në jug-perëndim të Iranit ndërsa aty ndodhej për një inagurim presidenti Mahmud Ahmedinexhad.
 

Agjencia e lajmeve Fars thekson se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një problem teknik ndërsa shton se janë plagosur 6 persona por presidenti Ahmedinexhad nuk ka pësuar dëmtime.
 

Sipas kësaj agjensie Ahmedinexhad pas shpërthimit ka dalë drejtpërsëdrejt në televizionin shtetëror ku ka mbajtur edhe fjalimin e planifikuar për inaugurimin e fazës së rë të rafinerisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›