E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK: ROSU nxiti tensionet në veri

Nga Express më 12 gusht 2011 në ora 17:36

Serbët janë të shqetësuar. Raporti i ardhshëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Këshillin e Sigurimit nuk do të përmbaj detaje për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Ato, sipas mediave serbe, do të thuhen gojarisht për shkak se shkrimi i raportit ka nisur shumë vonë. "Informacionet e reja do të thuhen direkt në seancën e KS-së për Kosovën të 24 gushtit" ka thënë Farhan Haq, zëdhënës i OKB-së.

Mes të tjerash, në raport thuhet se situata në veri është e tensionuar dhe janë ngritur shqetësimet e serbëve lokalë për shkak të përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për ta shtrirë autoritetin në veri për ta arritur kulmin e tensioneve, sipas raportit, me ndërhyrjen e forcave ROSU më 25 korrik.

Ndërsa në raportin e EULEX-it që do ti bashkohet raportit të Ban ki Moonit, kryesore mbetet çështja e investigimit të Dick Marty.

Raporti i nënshkruar nga Xavier Bouhgt de Marnach, thekson se "anëtarët e grupit hetues për rastin Marty janë përzgjedhur tashmë dhe shpejt do të fillojnë me punën". (indeksonline)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›