Amerikanët relaks në veri

Nga Express më 12 gusht 2011 në ora 18:48
Ushtarët amerikanë të batalionit të këmbësorisë pasi kanë marr kontrollin e plotë të pikave kufitare në veri të Kosovës, tani kanë kohë edhe të luajnë letra.
Një ushtar i KFOR’it amerikan nga batalioni i këmbësorisë ka publikuar në profilin e tij në facebook disa foto ku ai me kolegë shihet duke luajtur letra dhe duke bërë ushtrime në Portën 1.
Ky është vikendi i dytë që ushtarët amerikanë e kanë në kontroll pikën kufitare në Jarinje pas ngjarjeve të 25 korrikut.
Përpos lojës së letrave ata në disa foto të tjera paraqiten duke bërë edhe ushtrime fizike.