Kush janë dhe ç’duhet të dimë për 6 bashkëpunëtorët e Trumpit që ndërhynë në zgjedhjet e 2020-s

Aktakuza kundër Donald Trump në hetimin e prokurorit të posaçëm në 6 janar 2021 dhe përpjekjet për të përmbysur zgjedhjet e 2020 thotë se ai “rekrutoi bashkëpunëtorë për ta ndihmuar atë në përpjekjet e tij kriminale”.
Teksa Trump do të dalë sot para gjykatës, dokumentet e akuzës i referohen në mënyrë të përsëritur 6 prej këtyre bashkëpunëtorëve, por siç është praktikë e zakonshme, identitetet e tyre fshihen sepse nuk janë akuzuar për asnjë krim.
1. Ish-avokati i Trumpit, Rudy Giuliani: Ndër të tjera, aktakuza citon nga një postë zanore flet “për një Senator të Shteteve të Bashkuara” më 6 janar 2021.
Citimet në aktakuzë përputhen me citate nga thirrja e Giuliani të destinuara për Senatorin e GOP Tommy Tuberville.
Ted Goodman, këshilltar politik i Giuliani, tha në një deklaratë se aktakuza “cenon Amendamentin e Parë”.
2. Ish-avokati i Trumpit, John Eastman: Ndër të tjera, aktakuza thotë se ai “qarkulloi një memorandum prej dy faqesh””me një plan që zëvendëspresidenti Mike Pence të përmbyste zgjedhjet e 2020 ndërsa kryesonte certifikimin e Kolegjit Zgjedhor.
Aktakuza citon nga memorandumi edhe citate që përputhen me memorandumin prej dy faqesh që shkroi Eastman .
Avokati i Eastman, Charles Burnham tha se aktakuza “bazohet në një paraqitje mashtruese të procesverbalit” dhe se klienti i tij do të refuzonte një marrëveshje për pranimin e fajësisë nëse i ofrohet një e tillë.
3. Ish-avokati i Trump, Sidney Poëell: Aktakuza thotë se ai “ngriti një padi kundër Guvernatorit të Xhorxhias më 25 nëntor 2020, duke pretenduar për falsifikimin e procesit zgjedhor por padia u “shfuqizua në 7 dhjetor 2020. Këto data dhe citate përputhen me padinë federale që Poëell ngriti kundër guvernatorit të Xhorxhias, Brian Kemp.
4. Ish-zyrtari i Departamentit të Drejtësisë, Jeffrey Clark: Aktakuza e identifikon bashkëpunëtorin e 4 të Donald Trump si “një zyrtar të Departamentit të Drejtësisë”.
Aktakuza citon gjithashtu një email që një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë i dërgoi Clarkut, duke hedhur poshtë përpjekjet e tij për të përdorur Departamentin e Drejtësisë me qëllim dëmtimin dhe përmbysjen e procesit zgjedhor.
Citimet në atë email përputhen drejtpërdrejt me citimet në një email dërguar Clarkut, sipas një raporti të Senatit se si Trump u përpoq të armatoste Departamentin e Drejtësisë në vitin 2020.
5. Avokati pro-Trumpit, Kenneth Chesebro: Ndër të tjera, aktakuza i referohet një “memorandumi me email” që Chesebro i dërgoi Giulianit më 13 dhjetor 2020, në lidhje me komplotin ndaj zgjedhjeve.
Dërguesi i emailit, marrësi, data dhe përmbajtja janë një përputhje direkte me një email që Chesebro i dërgoi Giuliani-t, sipas një kopje të emailit të bërë publike nga Komiteti i Përzgjedhur që hetoi më 6 janar incidentet në Kapitol.
6. Identiteti i bashkëpunëtorit të 6-të është i paqartë: Aktakuza thotë se ai është “konsulent politik që ndihmoi në zbatimin e një plani për të paraqitur fletë të falsifikuara për zgjedhësit për të penguar procedurën e certifikimit”.
Aktakuza gjithashtu e lidh më tej këtë person me listën e rreme të zgjedhësve në Pensilvani, transmeton CNN.
/rtsh.al/