Kryeminsitri hungarez kerkon mbeshtetjen e PE-se

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka dhënë shpjegime para europaralamentarëve pas kritikave të shumta të BE ndaj qeverisë së tij. Në një fjalim të shkurtër ai ka thënë se debati i ngritur mes qeverisë së tij dhe BE mund të zgjidhet së shpejti.
“Po flasim për ristrukturimin e një “objektivi” të madh e të rëndësishëm në Hungari dhe është e kuptueshme që do të ketë debate për këtë të gjithë e kuptojmë, po ashtu dhe Hungaria. Sot i adresova një letër kreut të KE-së Barroso ku u shpreha se problemet që janë ngritur mes Hungarisë dhe BE mund të zgjidhen shumë lehtë”, u shpreh Orban.
Duhet të kuptoni që po bëhen transformime serioze në Hungari dhe do t’ju lutesha të mbështesni këtë moment tranzicioni, këtë transformimi.
Ndërsa kreu i KE, Barroso tha se zotit Orban i janë bërë me dije shumë më herët vërejtjet e BE.
“I kemi dërguar 3 letra zotit Orban që kanë lidhje me: pavaresinë e Bankës Qendrore Kombëtare, moshën e daljes në pension të gjykatësve dhe prokurorëve dhe mbrojtjen e të dhënave të autoritetet mbikqyrës. Gjithahstu kemi kërkuar shpjegime lidhur me pavarësinë e gjyqësorit, në këtë aspekt presim sqarime nga autotitetet hungareze”, Barroso.
Komisioni Europian hapi një ditë më parë procedurat për shkelje të pavarësisë së institucioneve shtetërore në Hungari, tre procese gjyqësore që synojnë zhbërjen e ligjeve të kontestuara për Bankën Qendrore, gjyqësorin dhe autoritetin e mbrojtjes së të dhënave.
Përsa i takon ndryshimeve aktuale të kërkuara në respektim me ligjin europian, Budapestit i është dhënë një muaj kohë. Nëse ndryshimet nuk do të realizohen ashtu siç pretendon ekzekutivi i BE-së, qeveria hungareze mund të dërgohet përpara gjykatës më të lartë të bllokut, asaj europiane të drejtësisë.