Basha ne Rome me ftese te homologut italian Alemano

Me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së Romës Gianni Alemanno, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha zhvilloi një vizitë zyrtare në Romë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha e ka njohur homologun Italian me planet e zhvillimit të Tiranës
Kryetari i Bashkisë së Romës Gianni Alemanno premtoi ndihmën e Bashkisë së Romës, departamenteve të specializuara, që nga ai i urbanistikës tek ai i infrastrukturës, për jetësimin e këtyre planeve, në përputhje me standardet me të larta europiane, si dhe me vënien e ekpertizës së arkitektëve, planifikuesve, inxhinierëve të Bashkisë së Romës, në dispozicion të Bashkisë së Tiranës
Një theks të veçantë në takim, pati edhe shkembimi ekonomik mes dy vendeve. Kryetari i Bashkisë së Romës Z Gianni Alemanno u angazhua për të identifikuar të gjithë kompanitë që kanë interes për investime në Tiranë dhe së bashku me ta, të vizitojë së shpejti Tiranën.
Shkëmbimet kulturore mes dy vendeve ishin një tjetër temë e bisedës mes dy kryebashkiakëve.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës u takua edhe me investitorë të ndryshëm romanë, të interesuar për investime në Shqipëri, në fushën e infrastrukturës energjitike dhe teknologjisë së informacionit.