E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritje masive e radioaktivitetit ne Fukushima - demonstrate anti atomike ne Tokio

Nga reaktori i demtuar rende numer 2 ne centralin atomik Fukushima te dielen 27.03. doli uje me sa duket i infektuar ne menyre ekstreme me radioaktivitet. Shkalla e kontaminimit ka qene 10 here me e larte se sa radioaktiviteti i ujit ne nje reaktor qe funksionon normalisht u tha. Shkaku i mundshem eshte nje berthame reaktori e paizoluar. Nje pjese e punonjesve u dergua perkohesisht ne siguri beri te ditur agjencia e lajmeve Jiji.

Gjithnje e me teper uje i helmuar radioaktiv rrjedh me sa duket ne det. Ne testet qe iu bene ujit 300 metra ne jug te centralit atomik vlerat e jodit radioaktiv qene 1.850 here mbi vleren normale tha zedhenesi i autoriteteve japoneze te sigurise atomike Hidehiko Nishiyama. Por perballe shperberjes relativisht te shpejte te jodit radioaktiv dhe perhapjes se tij ne det- kjo nuk paraqet rrezik per shendetin

Edhe heren tjeter e bera te qarte kur u kapercye niveli 1250. Tani kemi arritur nivelin 1850. Do te kishte qene me mire sikur niveli te kishte qene me i ulet dhe natyrisht qe nuk eshte mire qe vlerat rriten pa pushim. Por kur vjen fjala per pasojat puna nuk paraqitet shume me keq.

Bildunterschrift

Japonezeve po u humbet durimi

Japonezeve perndryshe te qete dhe te duruar ngadale po u humbet durimi perballe paaftesise se autoriteteve per ta vene gjendjen ne kontroll. Qindra vete demonstruan te dielen 27.03 ne qender te Tokios dhe kerkuan braktisjen e energjise atomike.

Qe prej katastrofes ne centralin atomik Fukushima levizja antiatomike japoneze mori mbeshtetje te forte tha zedhenesi i saj Toshiriho Inoue

Qe prej incidentit ne reaktorin atomik njerezit shtrojne pyetjen nese na nevojitet me te vertete energjia atomike. Dhe ne shpresojme se ne kete menyre do te veme ne rruge te mbare shkeputjen nga energjia atomike.

Sipas vleresimit te shefit te Organizates Nderkombetare te Energjise Berthamore IAEA Yukia Amano rreziku ne Fukushima ne asnje menyre nuk mund te konsiderohet i frenuar. Vertet qe pas rivendosjes se furnizimit me energji elektrike per reaktorin berthamor ka disa sinjale pozitive tha Amano ne nje interviste me New York Times. Por perballe masave te shkaterrimit situata emergjente mund te zgjase me jave dhe me muaj.

Autor Bernd Musch-Borowska/ Auron Dodi

RedaktoiAida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›