Mjekët dhe policët, më të korruptuarit në Ballkan

Sipas një hulumtimi të OKB-së për korrupsionin dhe mitmarrjen në Evropën Juglindore, mjekët radhiten në krye të listës si më të korruptuarit.
Mbi 57 për qind e të anketuarve kanë theksuar se kanë korruptuar një mjekë për shërbime të caktuara mjekësore.
Në vendin e dytë për më të korruptuarit janë policët.
Si ndër vendet më të korruptuara kryeson Bosnjë-Hercegovina, me 20,7 për qind. Nga konkluzionet e OKB-së, që ka nxjerrë pas këtij raporti, thuhet se çdo i gjashti qytetarë në Evropën Juglindore është i përfshirë apo viktimë e mitmarrjes dhe korrupsionit.
Tek 45 për qind e rasteve drejtpërdrejt qytetarëve i është kërkuar mitmarrje, për shërbimet e kryera.
Në fund të raportit të OKB-së, citohet një deklaratë e euro-komisionarit për Zgjerim, Shtefan Fule, i cili vlerëson se KE me kujdes po ndjekë problemin e korrupsionit, për shkak se kjo dukuri është matësi kryesor për vlerësimin e një vendi se a plotëson kushtet për të fituar statusin e kandidatit në BE.