Jeremic i përgjigjet Gjukanovicit

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic, kundërshtoi deklaratat e ish-kryeministrit të Malit të Zi, Milo Gjukanovic, se “Serbia është problemi kryesor i Ballkanit”.
Shefi i diplomacisë serbe thotë se është krimi i organizuar problemi kryesor në rajon dhe vë theksin tek lidhjet e tij me strukturat politike.
“Serbia nuk është problemi më i madh. Serbia ka bërë shumë në këto vitet e fundit që marrëdhëniet në rajon të jenë më të mirat e mundshme”, ka thënë Jeremic për gazetarët serbë, në replikë ndaj deklaratës së ish-kryeministrit malazez.
“Krimi i organizuar dhe lidhjet e tij me politikën që i kemi si mbetje nga e kaluara janë problemi më i madh. Luftimi është një parakusht për suksesin e proceseve evropiane dhe unë shpresoj se do të kemi një bashkëpunim më të mirë vitin tjetër, në krahasim me atë që kemi pasur më parë”, shtoi Jeremic, i cili ishte në Bruksel i pranishëm në një konferencë, ku merrte pjesë dhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Milan Rocen.
Ky i fundit ka shprehur dyshime se deklaratat mund të jenë thënë nga Gjukanovic por në replikë të Jeremic ka thënë “ se nëse Serbia flet rreth lidhjeve mes krimit të organizuar e politikës, flet nga përvoja e saj”
I pyetur nëse reagimi i tij kishte të bënte me të kaluarën e Gjukanovic, që përfshinte hetimet e krimit të organizuar kundër këtij të fundit, Jeremic tha se kur kishte bërë deklaratën “nuk kishte ndonjë emër konkret ndër mend”