Kryengritësit libianë:Regjimi i Gaddafit do të bie

Kryengritësit libianë pohojnë se rënia e regjimit të kolonelit Moammar Gaddafi do të ndodhë në dy javët e ardhshme, deri në fund të këtij muaji. Në një deklaratë për stacionet televizive britanike, Mansur Saif al Naser thotë se forcat kryengritëse janë në "fazën përfundimtare të operacionit për përfitimin e Tripolit", që sipas tij do të mund të ndodh deri në fund të muajit të Ramazanit. Al Naser pohon se pikëmbështetja e fortë e fundit e forcave kundër Gadafit, Tripoli tashmë është rrethuar nga të gjitha anët, ku gjendet rafineria e fundit në Libi, e cila punon ende. Raportet nga froni flasin se luftimet për këtë qytet nuk kanë përfunduar si njoftuan kryengritësit paraprakisht që ata nuk e kontrollojnë tërësisht Zavinë, e distancuar 50 kilometra në perëndim të kryeqytetit.
Optimizmi i kryengritësve për fitoren e shpejtë dhe për rrëzimin e afërt të Gadafit e ndajnë edhe NATO-ja, si dhe administrata amerikane.
Një përfaqësues i Aleancës deklaroi për "Daily telegraph" se lufta qytetare me shpejtësi po lëvizë drejt fundit të vet, përderisa sekretari amerikan i shtetit për Mbrojtje Leon Paneta për të njëjtën gazetë deklaroi se "ditët e Gadafit janë të numëruara".