Fasllia: Tregu shqiptar i orientuar drejt Kosovës

Embargoja kosovare ndaj produkteve serbe dyfishon eksportin e prodhimeve “Made in Albania” drejt Kosovës.
Zv.ministri i financave Ndoc Fasllia thotë se tregu shqiptar duket gjithnjë e më i orientuar drejt shtetit kosovar duke u bërë një nga furnizuesit kryesorë të shtetit të ri.
Ndërsa në lidhje me raportin e eksport-importeve zv.ministri Fasllia deklaron se ka pasur një rritje të ndjeshme të eksportit të perimeve, bimëve aromatike dhe bimëve mjekësore në krahasim me një vit më parë.
Sipas zv.ministrit aktualisht jemi në pikun e prodhimit të perimeve dhe frutave dhe pritet që kjo të vazhdojë deri në fund të shtatorit.