METE: Të ndërpritet greva e urisë së minatorëve
Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës ka kërkuar sot ndërprerjen e grevës së minatorëve të Bulqizës nga galeria. Në një deklaratë për shtyp METE u ka bërë thirrje strukturave përgjegjëse të shtetit të zbatojnë vendimin e gjykatës së Dibrës që kërkon nxjerrjen e minatorëve grevistë nga ambjentet e minierës se Bulqizës pasi rrezikohet jeta e tyre.
Sipas METE-s ky institucion i ka dërguar një kërkesë Avokatures së Përgjithshme të Shtetit që të ndërpritet greva pasi ndërpreja e punës në minierë për shkak të grevë, ka krijuar rreziqe serioze për jetën dhe shëndetin e grevistëve.
Gjithashtu METE THEKSON SE, nga ndërprerja e punës në minierë, shtetit shqiptar po i shkaktohen dëme të pallogartishme ekonomike dhe financiare.
“Moskryerja e veprimtarive jetike për mirëmbajtjen e minierës përben bllokimin e minierës duke krijuar shembje të punimeve minerare dhe shkatërrimin e makinerive të instaluara në minierë të cilat arrijnë një vlerë të konsiderueshme financiare. Bazuar në këtë kërkesë, me datë 17.08.2011 Gjykata e Rrethit Gjyqsor Dibër morri vendimin e ndërmjetëm, me anë të së cilës vendosi nxjerrjen e minatorëve grevistë nga ambjentet e minierës së Bulqizës” thuhet në deklaratën e METE-s ndërsa shton se strukturat e shtetit duhet të veprojnë për të nxjerrë jashtë galerisë minatorët.