Kryengritja e Postribës, e para antikomuniste në Evropë

Me këtë rast, kryetarja e Kuvendit, Jozefna Topalli i kërkoi historianëve që të shkruajnë të vërtetën për Lëvizjen e parë antikomuniste në Evropë.
"Lëvizja e Postribës është e para Lëvizje antikomuniste në Evropë dhe unë sot kam një ftesë për historianët; ku jeni? Përse nuk shkruani? Flisni me të vërtetën, ajo nuk dëmton askënd, është detyra jonë që të themi të vërtetën", u shpreh kryeparlamentarja. Ajo tha se, kjo është një seancë nderimi për kryengritjen e parë antikomuniste në Shqipëri, për të cilën ne shqiptarët duhet të jemi krenarë.
"Ne shqiptarët kemi momentet tona të krenarisë, por në një periudhë të vështirë të kësaj historie të mbijetesës, të rezistencës, të luftës, të vullnetit e sakrificës për lirinë, ne kemi të gjithë të vërtetën për t'u krenuar, është lëvizja e Postribës, ose unë do ta quaja lëvizja antikomuniste shqiptare, e para në historinë tonë, e para në historinë e Evropës dhe botës", tha Topalli.
Kryengritja e armatosur e 9 shtatorit të vitit 1946 në Postribë të Shkodrës, është cilësuar si e para kryengritje antikomuniste në të gjithë vendet e Europës Lindore. Kjo kryengritje kujtohet si një nga ngjarjet më të dhimbshme, pasi diktatura komuniste vrau gjatë përleshjes 21 burra dhe më pas pushkatoi 19 të tjerë pa gjyq ,13 burgime të përjetshme,123 burgime të tjera dhe 18 shtëpi të djegura. Qëllimi i kryengritjes ishte që pasi të merreshin pikat kryesore të pushtetit lokal në Shkodër, të marshohej drejt Tiranës për çlirimin e vendit nga forcat komuniste. /S.Ll/ Start/
2011-09-06 16:16