E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan: Tani bashkëpunim për reformën zgjedhore

"E mirëpres vendimin e opozitës socialiste për rifillimin e aktivitetit parlamentar në parlamentin shqiptar”.

Kjo deklaratë është dhënë nga kryetari i delegacionit për Europën Juglindore në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan, me rastin e fillimit të punimeve të parlamentit shqiptar

“Ky është një hap pozitiv drejt normalizimit të dialogut politik në vend. Shpresoj, që Parlamenti do të jetë
forumi, ku të gjitha partitë do të rifillojnë dhe stimulojnë dialogun politik të nevojshëm", bëri me dije ai.

Duke shtuar se të gjitha forcat politike duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre për zbatimin e 12 rekomandimeve të Komisionit Europian, për reformat europiane të Shqipërisë.

“Të gjitha partitë duhet të kenë si prioritet bashkëpunimin për reformën elektorale në mënyrë, që të sigurojnë një bazë të përbashkët, dhe efikase të kuadrit ligjor elektoral në të ardhmen”, përfundoi ai. /Start/ABC/

                                                                                             2011-09-07 08:24
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›