Vdes autorja e padisë kundër Millosheviçit

Avokatja Nancy L. Paterson, njëra nga “koautorët” e padisë kundër ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç, ka vdekur në moshën 56-vjeçare.
Avokatja Paterson dhe kolegu i saj amerikan, Clint Williamson, ishin të zgjedhur të drejtojnë një ekip prej 50 ekspertësh për të mbledhur dëshmi kundër Millosheviçit, që e detyroi atë të dalë në gjyq për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
Paterson vdiq më 27 mars në shtëpinë e saj në Bethesda. Ajo vuante nga kanceri ovarial.
Paterson, një specialiste në ndjekjen e krimeve të dhunës seksuale, në vitin 1994 iu bashkua Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë si avokate e gjyqit. Gjykata ishte themeluar për të hetuar raportimet e shkeljeve të të drejtave të njeriut kundër mijëra civilëve, përfshirë përdhunim, tortura dhe vrasje masive.
Duke punuar me shpejtësi për të dokumentuar krimet që kishte ndodhur, dhe për të konfirmuar atë që Millosheviçi kishte luajtur një rol qendror në planifikimin e tyre, ekipi - në më pak se dy muaj – kishte prodhuar një padi të shkruar kryesisht nga Williamson dhe Paterson.
Nga kjo padi e cila ishte kompletuar në mes të luftës, Millosheviç dhe katër zyrtarë të tjerë serbë kishin 340 akuza për vrasje dhe po ashtu ishin akuzuar për 740 mijë depërtime të detyruar të shqiptarëve etnikë nga shtëpitë e tyre në Kosovë.
Momenti i përfundimit të padisë kishte nxitur diskutime. “Disa njerëz menduan se një ishte ide e keqe që të bëhej padia, përderisa lufta vazhdonte, sepse mendonin në një farë mënyrë se ajo do të zgjaste luftën”, kishte thënë Paterson, në vitin 2001 për gazetën britanike Observer.
“Por ne kishim vendosur se padia as nuk do ta zgjasë, e as nuk do ta shkurtojë luftën. Ne kemi pasur rastin, kemi pasur dëshmi, fotografi satelitore dhe dëshmitarët”.
Në vitin 2001, shtatë vjet pas punës në gjykatë, Paterson kishte parë mizori të mjaftueshme. Ajo kishte vendosur të kthehet në Shtetet e Bashkuara dhe kishte tërhequr pagën e saj të fundit nga gjykata në të njëjtën ditë kur Millosheviçi u paraqit për herë të parë në gjyqin e Hagës.
Nancy Lou Paterson ka lindur më 25 prill 1953, në Binghamton të New York-ut. Në vitin 1983, ajo mori diplomë në drejtësi nga Universiteti Syracuse. (Washington Post)