E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheshi "Skënderbej", Berisha: Rama të reflektojë, ndryshe do ndërhyjmë

Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje kryebashkiakut Edi Rama që të reflektojë për sheshin "Skënderbej" në të kundërt qeveria do të ndërhyjë. Në një konferencë për shtyp kreu i qeverisë theksoi se sheshi "Skënderbej" nuk mund të ndërtohet sipas planit të ofruar nga Bashkia e Tiranës pasi humbet identitetin.
Sipas tij projekti duhet të jetë objekt i diskutimeve më të gjera të grupeve të specializuara dhe studiot urbanisteke dhe arkitektuore duhet të thonë fjalët e tyre. Ai shtoi gjithashtu se plani duhet t'i nënshtrohet diskutimit të qytetarëve të Tiranës dhe në të gjitha qarqet akadamike.
Ndërkohë Berisha theksoi se shpreh shqetësim ndaj qëndrimit që kryebashkiaku Edi Rama po mban ndaj punimeve në sheshin "Skënderbej". Sipas tij qeveria nuk ka asnjë dëshirë dhe disponibiletet të marrë kopetencat e pushtetit vendor por e konsideron sheshin "Skënderbej" si kryesheshin e vendit dhe është e disponueshme të kontribuojë për rikostruksionin e sheshit.
"Qeveria ime e konsideron sheshin dhe bulevardin si asambël të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve të shpallur rreth 10 vjet më parë nga qeveria socialiste" theksoi Berisha duke shtuar se vendimi për ta cilësuar sheshin si monument kulture është marrë nga vetë Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›