E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentari i Maqedonisë fton Topallin në Shkup

Zonja Topalli gjeti rastin të shprehte kënaqësinë për nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve. “Bashkëpunimi duhet të shtrihet më tej në të gjitha nivelet. Vizitat reciproke mes parlamentarëve duhet të jenë edhe më intensive”, tha kryeparlamentarja.

Ambasadori Trpeski vlerësoi progresin e Shqipërisë, duke theksuar se  “Ne i jemi mirënjohës vendit tuaj, veçanërisht si anëtar i NATO-s, për mbështetjen e dhënë.” Në takim u bisedua mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit, jo vetëm dypalësh apo rajonal, por edhe për arritjen e objektivit të përbashkët; anëtarësimin në BE.

 Ambasadori Trpeski i përcolli Kryetares së Kuvendit ftesën e veçantë të Kryetarit të rizgjedhur të Parlamentit të Maqedonisë, Veljanovski për një vizitë zyrtare, ftesë të cilën Kryetarja e Kuvendit e pranoi me shumë kënaqësi. /Start/

                                                                                             2011-07-19 15:15
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›