Maturantët këtë javë plotësojnë formularin A-2

Ministria e Arsimit ka shpërndarë paraprakisht formatin e këtij formulari, i cili përmban në total 289 programe të ndryshme studimore për të gjitha universitetet publike në vend. Nga këto programe kandidatët do të listojnë vetëm disa prej tyre sipas kushteve të vendosura.
Vendosja e raporteve të drejta ndërmjet rezultateve të arritura në të katër provimet si dhe përzgjedhja e degëve në varësi të notës mesatare të arritur nga kandidati në shkollën e mesme çon në përzgjedhjen e degëve fituese. Maturantët duhet të bëjnë kujdes në listimin e degëve ku duan të ndjekin studimet e larta. Specialistët këshillojnë që të parat preferenca duhet të jenë ato degë universitare që janë të ngjashme me llojin e shkollës së mesme që ka mbaruar nxënësi.
Në këtë rast, kandidati do të sigurojë më shumë pikë në rezultatin përfundimtar sesa pikët që mund të arrinte po të rendiste degë të profilit të kundërt. Me anën e formularit A-2 merren të dhënat për notën mesatare të shkollës së mesme të maturantit dhe 10 preferencat e tij për programet e studimit në institucionet e arsimit të lartë. Për të marrë formularin A-2 nxënësi duhet të ketë bërë pagesën prej dy mijë lekë në një bankë dhe të paraqesë faturën e pagesës së bërë. /Start/
2011-07-18 16:59