Goditet grupi i vjedhësve të automjeteve
Operacioni i koduar “Moto Car II”, çoi në pranga tre persona gjatë mbrëmjes së shkuar.
Në pranga ranë Jetlum Markaj, 20-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Vuken Malësi e Madhe, i arrestuar për vjedhje në Shkodër, Eduard Gegaj, 21-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Bogë Malësi e Madhe, si Bledar Tokaj, 18-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Shtoji i Vjetër Shkodër. Gjatë hetimit paraprak ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në periudhën e viteve 2010- 2011, janë autorë të vjedhjes së tre automjeteve tip “Benz Mercedes 250”.
Mjetet e mësipërme ndodhen te sekuestruara në DPQ Shkodër dhe në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe. Nga strukturat e hetimit dhe të parandalimit të krimit të komisariatit të policisë Nr.2 Tiranë po punohet më tej për dokumentimin ligjor të mjeteve të tjera të vjedhura në Tiranë nga ky grup kriminal. /Start/
2011-07-19 15:09