E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentarja Ligjet per integrimin ne rend te dites se Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefano Sanino.

Biseda u fokusua në zhvillimet e fundit politike dhe prioritet e progres-raportit për Shqipërinë.

Kryetarja e Kuvendit theksoi se “Progres-raporti dhe ligjet e integrimit do të jenë gjithmonë në rend të ditës së parlamentit”.

“Si Kryetare e Kuvendit, ndihem keq që bllokimi dhe bojkoti, ashtu si mosvotimi i ligjeve të axhendës europiane nga opozita dëmtuan Shqipërinë.

Megjithatë, ndihem mirë që mazhoranca ka përsëritur gjithmonë ofertën ndaj opozitës për të nisur nga puna për 53 rekomandimet e raportit të ODIHR për reformën zgjedhore.

Jemi të gatshëm të votojmë amendamentet që do të sjellë opozita.

Po ashtu jemi të hapur për të diskutuar mbi rregulloren e Parlamentit në përputhje me atë të Parlamentit Europian.

Në parlament kemi votuar 400 ligje e reforma, Shqipëria ka një klimë optimiste ekonomike me rritje ekonomike, me rrije të eksporteve dhe investimeve, ndonëse e rrethuar nga një krizë globale ekonomike serioze”, tha ajo.

Duke shtuar se shqiptarët mbeten gjithmonë optimistë në perspektivën europiane të Shqipërisë.

Nga ana e tij Sanino tha se është e vërtetë që Shqipëria është vendi që ka ndryshuar më shumë se çdo vend tjetër i rajonit në këto 20 vjet.

“Shqipëria është një faktor stabiliteti në rajon dhe perspektiva europiane ka gjeneruar progres të dukshëm.
Integrimi europian duhet të jetë një objektiv kombëtar dhe të gjitha forcat politike duhet të punojnë në këtë drejtim”, shtoi ai.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›