E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 170 kg mariuane iken transportuesi

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi prej 170 kg mariuane, e cila u gjet në një automjet. Aksioni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka bllokuar automjetin në Sofratik, ku është shpallur në kërkim drejtuesit i mjetit, një i ri nga Lazarati. Dyshohet se për tiu shmangur postobllokut të Policisë  në Sofratikë, ka devijuar nga rruga dhe është futur në një rrugë dytësore në fshatin Sofratikë. Policia bëri bllokimin e rrugës dytësore, por drejtuesi i automjetit ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, dhe më pas ka përplasur makinën me një mur  dhe është larguar me shpjetësi në drejtim të malit mbi fshatin Sofratikë.
Brenda të automjetit si dhe në bagazh u evidentuan 6 çanta të mëdha shpine të mbushura me pako me lëndë narkotike, ku secila  çantë kishte nga 27 pako,  gjithësej  rreth 170 kilogramë mariuanë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›