Shperthimi ne banese humb jeten shtetasi Anwar Izik

Ekzekutohet teksa dilte nga banesa me qera zëvendësmenaxheri i Fabrikës së Çimentos së Fushë-Krujës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit pas ambasadës Amerikane, pikërisht në sheshin që krijohet mes rrugës që të çon nga Liceu Artistik për në Qytetin Studenti në Tiranë.
Anwar Rizik, 43 vjeç, nga Betlehemi ishte duke dalë nga banesa e tij me qera, dhe kur ka hapur portën e jashtme të oborrit ka aktivizuar mekanizmin e shpërthimit të eksplozivit.
Sipas policisë, eksplozivi ishte vendosur në mes në bashkimin e dy kanatave të portës.
Eksplozivi përbëhej nga një granadë dhe një sasi e dyshuar si tritol, e cila ishte vendosur për t’u aktivizuar në mënyrë mekanike nga hapja e portës.
Shpërthimi ka qenë fatal për jetën e 43-vjeçarit, por që fatmirësisht në ato momente ishte i vetëm dhe jo me bashkëshorten shqiptare dhe dy fëmijët, siç bënte çdo mëngjes për t’i çuar në shkollë.
Anwar Rizik, punonte dhe jetonte prej 14 vjetësh në Shqipëri.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar një numër i madh oficerësh të hetimit të Komisariatit numër 1 të Policisë së Tiranës, drejtorisë së policisë së qarkut dhe drejtorisë së krimeve të rënda në drejtorinë e përgjithshme të policisë.
Hapi i parë ka qenë fiksimi i provave në vendngjarje dhe sekuestruimi i pamjeve filmike të kamerave të sigurisë.
Policia ka sekuestruar filmimet e kamerave të disa parkimeve pranë vendit të ngjarjes.
Ndërkohë pritej konfirmimi i Uashingtonit zyrtar për të marrë kamerat e sigurisë së perimetrimit të Ambasadës Amerikane, tek të cilat hetuesit kanë mjaft shpresa për të gjetur pamjet e autorit.
Sipas policisë, vendosja, mekanizmi i aktivizimit dhe llogaritja e sasisë së lëndës eksplozive janë kryer nga ekspertë të mirëfilltë xhenierë, pasi i tejkalonte njohuritë e përgjithshme që mund të kenë për eksplozivët.
Policia ka marë dëshmitë e familjarëve, kolegëve dhe miqve të viktimës por që nga dëshmitë e para nuk rezultojnë të jenë konstatuar konflikte apo hakmarrje që mund të dyshohen si motiv për ngjarjen.
Fabrika në të cilën punonte viktima, ka qenë shpesh objekt i disa ngjarjeve kriminale kryesisht me eksploziv nga banorët e zonës ku ajo ndodhet.
Kontrollet e RENEA
Forcat speciale RENEA kanë kryer kontrolle dhe shoqërime në fshatin Zall të Fushë-Krujës. Forcat RENEA u angazhuan në operacion pas veprimeve paraprake hetimore për ekzekutimin e mëngjesit në Tiranë, të Anwar Rizik, Zëvendësmenaxheri i Fabrikës së Çimentos së Fushë-Krujës. Banorët e fshatit Zall janë përfshirë shpesh në konflikt me aktivitetin e Fabrikës së Çimentos, madje janë shoqëruar për disa ngjarje kriminale për dëmtimin e këtij aktiviteti, që janë kryer në të shumtën e rasteve me eksploziv. Sipas burimeve të “ABC Neës” nga kontrollet e ushtruara nga RENEA, nuk janë gjetur materiale kompromontuese që mund ta lidhnin me ekzekutimin e Rizik. Forcat speciale shoqëruan disa banorë për në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku do merreshin në pyetje në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.